Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit 6 shtetas shqiptarë, të ekstraduar nga Dubai.
Bëhet me dije se 6 personat e ekstraduar ën vendin tonë janë pjesë e grupeve kriminale, dhe jishin shpalur më herët në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Njoftimi:
Finalizohet ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe i 6 shtetasve të kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.
Të ekstraduarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe, u finalizua ekstradimi në Shqipëri i shtetasve:
– K. Q., alias J. H., alias J. Q., 44 vjeç;
– Sh. K., 44 vjeç;
– A. P., alias Sh. P., 38 vjeç;
– D. P., alias E. S., alias D. B., alias F. P., 39 vjeç;
të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu u ekstradua shtetasi:
– I. L., alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
si dhe:
– M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vendosjen e tyre përpara drejtësisë.





