Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Zvërnec, ku gjatë protestës u raportuan përplasje mes rojeve private të sigurisë dhe protestuesve.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se ka ndjekur reagimet e qytetarëve dhe se e kupton shqetësimin e tyre pas pamjeve të publikuara nga vendngjarja.
Ai u ndal në veçanti te momenti kur një protestues është tërhequr zvarrë, duke e cilësuar si një situatë që ka shkaktuar reagime të shumta publike.
Kryeministri foli gjithashtu edhe për projektin e planifikuar në zonë, si dhe për debatet dhe interpretimet që janë bërë në lidhje me të, duke theksuar se në vijim do të jepen më shumë sqarime mbi zhvillimet në Zvërnec.
Rama: Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejt për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë reshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të njërit prej protestueve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do reshtohesha kundër qvertisë dhe kundër kryeministrit sidomos. Do më dukej e tmerrshme që disa roje sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshtë që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe në këtë mënyrë ta relativizionte dhunën, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që e morën zvarrë protestuesin. Unë do kisha ërë edhe më keq se ju po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe shteti po ja fal të huajve. Kam parë se është përpahur legjenda se shteti po ia fal atë tokë Izraelit që aty të vijnë palestinezë.





