Nis nata e nëntëmbëdhjetë e Ferma VIP 3 në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, Ferma VIP 3 është tashmë spektakli më i ndjekur në të gjitha trevat shqipfolëse.
Ethet e televotimit vijojnë të mbajnë 11 fermerët e nomunuar nën presion. Kush është fermeri që do të ndërpresë rrugëtimin drejt çmimit të madh?
Inida Gjata dhe Ilir Shaqiri, kanë thyer sërish rregullat e fermës, por çfarë vendimi ka marrë Agai?
Përplasjet në fermë sa vijnë e bëhen më të forta, me afrimin e finales së 15 qershorit.
Debate dhe diskutime pritet të analizohen në spektaklin e sotëm LIVE në Vizion Plus, të moderuar nga Arbana Osmani, me opinionistët Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.
Gjithashtu, gjatë spektaklit priten edhe surpriza. Mbrëmja e sotme premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në linkun e YouTube.
/vizionplus.tv





