Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
29 May 2026
Vizion fokus

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se spiuonte në...

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus pas sulmit...

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, u kapën...

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv

Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi Kombëtar i...

Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i PD: Rama...

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e mirë e...

Budapesti futet në ethet e finales, kryeqytetui hungarez nis...

Finalja e madhe e Champions League vetëm në Vizion...

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompanitë private duhet të na...

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafingo, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

29 Maj 15:40

Gjykata Penale e Athinës dënoi me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin me origjinë shqiptare, Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij 32-vjeçare, Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve të tyre.

Vendimi u mor me shumicë votash 6 me 1, duke e shpallur fajtor për vrasje me paramendim dhe në gjendje të qetë psikologjike.

Një prej anëtarëve të trupit gjykues kishte mendimin se krimi ishte kryer në gjendje të rënduar emocionale.

Gjykata refuzoi gjithashtu t’i njohë ndonjë nga rrethanat lehtësuese që kërkoi mbrojtja e të akuzuarit. Pas shpalljes së vendimit, 39-vjeçari nuk reagoi dhe u rikthye në burg.

Krimi ndodhi në nëntor të vitit 2024. Sipas dosjes hetimore, autori fillimisht goditi gruan me çekiç, më pas i lidhi një kabllo karikuesi rreth qafës dhe fshehu trupin në papafingo. Trupi qëndroi aty për një javë, ndërsa ai gënjente familjarët dhe të njohurit se bashkëshortja kishte shkuar jashtë shtetit për punë. Pas pesë ditësh, ai telefonoi policinë dhe pranoi krimin.

Gjatë seancës, prokurori e cilësoi të pandehurin “të pamëshirshëm”, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte vepruar në gjendje emocionale të rënduar. Sipas prokurorisë, ai kishte vepruar me gjakftohtësi dhe kishte organizuar fshehjen e krimit.

Prokurori theksoi se viktima ishte një grua punëtore, që mbante familjen duke punuar në tre vende si pastruese dhe se nuk kishte asnjë provë që ajo planifikonte të largohej me fëmijët.

Në dëshminë e tij, i akuzuari pretendoi se humbi kontrollin pasi bashkëshortja i kishte thënë se kishte një lidhje jashtëmartesore dhe se njëri prej fëmijëve nuk ishte i tij.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
alba cenko Greqi kastriot cenko

Nga e njëjta kategori

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, u kapën me mbi 5.6 kg kokainë të fshehur në furgon

më shumë...

Policia dhe emergjencat në gatishmëri për verën, Hita paralajmëron masa të forta ndaj zjarrvënësve

më shumë...

Festivali folklorik për fëmijë, 12 grupe nga Shqipëria e Ballkani bëhen pjesë e aktivitetit

më shumë...

Rregulla për Maturën Shtetërore, Kumbaro: Masat janë ashpërsuar, nxënësit janë ndihmuar me testet provë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

4:56

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se...

4:54

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus...

4:45

Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit...

4:41

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë,...

4:24

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm...

3:55

Policia dhe emergjencat në gatishmëri për verën,...

3:46

Festivali folklorik për fëmijë, 12 grupe nga...

3:40

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti...

3:26

Rregulla për Maturën Shtetërore, Kumbaro: Masat janë...

3:12

Mori peng 20-vjeçarin vlonjat dhe e dhunoi...

3:09

Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi...

2:57

Zjarr te “Rana e Hedhun” në Shëngjin,...

2:51

Masat për sezonin veror, Lamallari: Deri në...

2:41

Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i...

2:32

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e...

2:12

Budapesti futet në ethet e finales, kryeqytetui...

2:12

Mbrëmje për të mos u humbur në...

1:15

Shkojnë në gjyq policët trafikantë, i shërbyen...

1:04

Finalja e madhe e Champions League vetëm...

12:46

Prishja e pallatit në Kombinat, Gjykata shpall...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • Tmerr në Itali/ Banda e emigrantëve rrëmben dhe përdhunon tu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.