Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
29 May 2026
Vizion fokus

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se spiuonte në...

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus pas sulmit...

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, u kapën...

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv

Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi Kombëtar i...

Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i PD: Rama...

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e mirë e...

Budapesti futet në ethet e finales, kryeqytetui hungarez nis...

Finalja e madhe e Champions League vetëm në Vizion...

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompanitë private duhet të na...

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e mirë e krijimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve

29 Maj 14:32

Qeveria prezantoi kompaninë e re shtetërore “Albanian Digital Solution” e cila do të zhvillojë dhe mirëmbajë programet digjitale shtetërore.

I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo kompani simotër e AKSH-it, do të heqë nevojën e bashkëpunimit të shtetit me privatin.

“ADS, që do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që nuk mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, ADS i jep hapësirë talenteve të reja në fushën e teknologjisë ndërsa theksoi se shteti do të ofrojë pagat më të larta në këtë kompani.

“Kompaninë më të suksesshme në treg, e cila të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjithë talentet, që të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Që të ketë kapacitetin që talenteve t’u ofrojë mundësinë që të bëhen pjesë e saj, duke kombinuar qoftë punën në zyrë, qoftë në distancë në funksion të qëllimeve”, tha Rama.

Por fokusi nuk ishte vetëm tek teknologjia. Shefi i qeverisë reagoi lidhur me zërat se shteti po fal tokë në bregdetin e Zvërnecit, investitorëve të huaj.

“Zhurmën për një lajm të rremë, po flas Zvërnecin, shteti nuk po fal asgjë. Ajo është pronë private. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz që atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti ka pasuri në anën tjetër të projektit, ku ende sot nuk ka mbaruar negociata pasi Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e projektit. Dhe toka e ishullit do jetë aty e shtetit shqiptar”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri shprehu konsideratën për Agjencinë Kombëtare të Informacionit, që sipas tij, ka ndërtuar një histori suksesi, duke kaluar nga një numër i kufizuar shërbimesh në mbi 1200 shërbime publike online dhe duke arritur më shumë se 3 milionë përdorues në “e-Albania”.

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
AKSHI Kryeministri rama

Nga e njëjta kategori

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se spiuonte në favor të Iranit

më shumë...

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus pas sulmit me dron në Rumani: Qytetarët e BE-së nuk do të flenë të qetë

më shumë...

Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për ditën e shtunë

më shumë...

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, u kapën me mbi 5.6 kg kokainë të fshehur në furgon

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

4:56

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se...

4:54

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus...

4:45

Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit...

4:41

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë,...

4:24

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm...

3:55

Policia dhe emergjencat në gatishmëri për verën,...

3:46

Festivali folklorik për fëmijë, 12 grupe nga...

3:40

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti...

3:26

Rregulla për Maturën Shtetërore, Kumbaro: Masat janë...

3:12

Mori peng 20-vjeçarin vlonjat dhe e dhunoi...

3:09

Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi...

2:57

Zjarr te “Rana e Hedhun” në Shëngjin,...

2:51

Masat për sezonin veror, Lamallari: Deri në...

2:41

Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i...

2:32

“Albanian Digital Solution”, Rama: Kompania më e...

2:12

Budapesti futet në ethet e finales, kryeqytetui...

2:12

Mbrëmje për të mos u humbur në...

1:15

Shkojnë në gjyq policët trafikantë, i shërbyen...

1:04

Finalja e madhe e Champions League vetëm...

12:46

Prishja e pallatit në Kombinat, Gjykata shpall...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • Tmerr në Itali/ Banda e emigrantëve rrëmben dhe përdhunon tu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.