Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani do të...

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit...

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga...

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në...

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe...

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi

27 Maj 20:30

Shqipëria ndodhet tashmë në fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste, Erion Malaj, e cilëson këtë një moment historik në procesin e integrimit europian.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Malaj tha se raporti i IBAR-it dhe konferenca e fundit ndërqeveritare kanë konfirmuar zyrtarisht progresin e vendit, duke e futur Shqipërinë në fazën finale të mbylljes së kapitujve negociues.

Sipas tij, procesi nuk ka qenë i bllokuar, siç është pretenduar nga opozita, por ka vijuar normalisht në përputhje me detyrimet e përcaktuara.

Malaj theksoi se raporti ka reflektuar si arritjet ashtu edhe sfidat që vendi duhet të përballojë në vijim, duke nënvizuar se tani Shqipëria ndodhet në një fazë ku kërkohet përqendrim maksimal dhe rezultate konkrete.

Ai shtoi se sfidat kryesore të procesit të integrimit mbeten lufta kundër korrupsionit, forcimi i pavarësisë së drejtësisë dhe përmirësimi i administratës publike. Sipas tij, këto fusha do të jenë edhe testi kryesor për Shqipërinë në vijim, në rrugën drejt përmbushjes së standardeve europiane dhe objektivit të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

INTERVISTA E PLOTË:

A ndiheni të lehtësuar si forcë politike, pasi u kalua edhe ky provimi i radhës që kishte emrin IBAR apo jo?

Erjon Malaj: Po, ne në fakt ndihemi të lehtësuar ashtu siç ndiheshim edhe më përpara, sepse nuk jemi ne ata që kemi thënë në ndonjë moment që negociatat janë bllokuar; në asnjë moment nuk ka pasur një bllokim negociatash. Ashtu siç nuk kemi qenë të shqetësuar për sa i përket raportit të IBAR, i cili erdhi dhe ishte një fazë që patjetër duhej të plotësohej përpara se ne të fillonim me mbylljen e kapitujve. Gjithsesi është për t’u vlerësuar si një moment historik, sepse konferenca e djeshme konfirmoi zyrtarisht atë që ne themi prej muajsh, Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Siç u pa edhe nga komentet e komisioneres Marta Kos, Shqipëria me meritë po përmbush detyrat në kohë record.

Ndërkohë, si e gjykoni ju si forcë politike atë konstatim apo argumentim të opozitës, sipas të cilit raporti i Ibarit ishte fillimisht në një draft shumë më pozitiv, por pësoi dhjetëra ndryshime falë fushatës së opozitës. Sipas tyre, shumë fjalë pozitive për përparimin e Shqipërisë u hoqën nga versioni përfundimtar. Një opinion për këtë?

Erjon Malaj: Kjo është diçka që nuk duhet parë vetëm politikisht, sepse partitë opozitare në vend në thelb kanë për qëllim të hedhin poshtë punën e mazhorancës. Nuk mendoj se ka vend për diçka të tillë. Raporti ka konstatuar të gjitha arritjet tona, por njëkohësisht ka konstatuar edhe një pjesë të vështirësive dhe çështjeve ku duhet punuar më shumë. Tashmë që jemi në “fazën e fillimit të fundit”, e dimë që nuk kemi kohë për të humbur. Vlerësimi formal ka ndodhur me vendimin e marrë nga COREPER dhe më pas nga ambasadorët, të cilët njëzëri përmbyllën këtë moment teknik për të nisur mbylljen e kapitujve që këtë vit.

Cili mendoni ju se do të ishte pengesa kryesore apo detyra më e vështirë mbas kësaj prove për t’u realizuar, gjithnjë në këtë trajektore të përfundimit të negociatave?

Erjon Malaj: Këtu do të duhen rezultate konkrete. Do të testohemi në luftën ndaj korrupsionit, për pavarësinë e drejtësisë dhe për administratën publike. Që ne të arrijmë standardet europiane do të duhet shumë punë dhe sakrificë. Jemi zotuar si forcë politike që ta arrijmë këtë brenda periudhës kohore të dakordësuar me Bashkimin Europian, që është viti 2030. Këto janë çështjet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet ku ne kemi fokus maksimal, jemi besimplotë që do t’i arrijmë të gjitha.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
BE IBAR MAlaj negociata Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

më shumë...

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të parave, EUROJUST: Goditje e madhe ndaj krimit të organizuar

më shumë...

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare dhe më pas i vë flakën shtëpisë (EMRI)

më shumë...

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që kanë kontribuuar më shumë për turizmin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:16

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani...

9:53

Aksident në Vlorë, makina përplas 21-vjeçaren

9:49

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në...

9:31

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin...

9:05

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në...

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

6:40

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari...

6:33

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të...

6:24

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin...

6:05

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për...

6:00

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin:...

6:00

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të...

5:48

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe...

5:26

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare...

5:23

Netanyahu dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çfarë...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.