Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Zbardhen detaje nga drafti i marrëveshjes së mundshme SHBA-Iran

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, 11 viktima në Francë...

Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i Syriza në...

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që...

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5...

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama: Kemi thyer...

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli intensifikon sulmet

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo...

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, 11 viktima në Francë dhe Britani

27 Maj 13:55

Që prej fundjavës, Europa është mbërthyer nga  një valë e pazakontë e të nxehtit, që ka sjellë temperatura rekord për muajin maj.

Për pasojë të paktën 11 viktima janë shënuar  në Francë dhe Britaninë e Madhe.

Kontinenti po përjeton temperatura tipike të mesit të verës, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se fenomeni lidhet drejtpërdrejt me ngrohjen globale.

Në Britaninë e Madhe, termometri arriti deri në 35.1 gradë Celsius, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për muajin maj.

Autoritetet britanike e cilësuan situatën si të paprecedentë, ndërsa katër persona humbën jetën pasi hynë në ujë për t’u freskuar.

Situatë e rëndë paraqitet edhe në Francë, ku shtatë persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me vapën ekstreme.

Temperatura shumë të larta janë regjistruar edhe në Spanjë. Në Sevilje termometri shënoi 37 gradë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se në ditët në vijim temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë në jugperëndim të vendit.

Në Madrid dhe qytete të tjera, rrugët janë boshatisur për shkak të temperaturave të larta.

Edhe Italia ndodhet në alarm. Në disa qytete temperaturat janë deri në 5 gradë mbi normalen sezonale. Autoritetet kanë shpallur masa të posaçme për mbrojtjen e të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit po shkaktohet nga një masë ajri shumë e nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut dhe po përhapet në të gjithë Europën Perëndimore.

Meteorologët paralajmërojnë se episode të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, një studim i publikuar nga Barcelona Institute for Global Health në revistën “Nature Health” tregon se vetëm gjatë viteve 2022 deri në 2024, rreth 180 mijë persona në Europë kanë humbur jetën si pasojë e vapës ekstreme.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Britani Francë

Nga e njëjta kategori

Zbardhen detaje nga drafti i marrëveshjes së mundshme SHBA-Iran

më shumë...

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

më shumë...

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkurë me shkëlqim

më shumë...

Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë për Kosovën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:20

Zbardhen detaje nga drafti i marrëveshjes së...

2:22

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

1:59

3 gjëra që duhet të bëni për...

1:55

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, 11 viktima...

1:21

Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë...

1:11

Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i...

1:05

Miliona pelegrinë në Mekë, Kurban Bajrami shënon...

12:42

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë,...

12:15

Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri...

11:58

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe...

11:42

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet...

11:34

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama:...

11:29

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve...

11:18

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli...

10:51

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta...

10:26

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të...

10:23

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në...

10:10

Të shtëna me armë zjarri në mes...

10:06

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës...

10:03

43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqë...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.