Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

PS po ‘varros’ zonat e vendit, Hoxha: Skemë kriminale...

Reforma Territoriale/ Avokati: Të bashkosh Selenicën me Vlorën është...

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema që ndoqën...

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9 të vdekur

“Njerëzit në shesh kanë vendosur mos jetojnë në mashtrim”,...

Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia në një...

Kush është “Kali i Trojës” te protesta? Avokati zbulon...

“Në protestë vijnë njerëz nga adminisrata e Ramës”, gazetari:...

“Protesta theu monopolin e patronazhistëve”, Nurellari: Lëvizja më proevropiane...

Qytetarët e Poliçanit kundër propozimit të socialistëve për ndarjen...

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, 11 viktima në Francë dhe Britani

27 Maj 13:55

Që prej fundjavës, Europa është mbërthyer nga  një valë e pazakontë e të nxehtit, që ka sjellë temperatura rekord për muajin maj.

Për pasojë të paktën 11 viktima janë shënuar  në Francë dhe Britaninë e Madhe.

Kontinenti po përjeton temperatura tipike të mesit të verës, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se fenomeni lidhet drejtpërdrejt me ngrohjen globale.

Në Britaninë e Madhe, termometri arriti deri në 35.1 gradë Celsius, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për muajin maj.

Autoritetet britanike e cilësuan situatën si të paprecedentë, ndërsa katër persona humbën jetën pasi hynë në ujë për t’u freskuar.

Situatë e rëndë paraqitet edhe në Francë, ku shtatë persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me vapën ekstreme.

Temperatura shumë të larta janë regjistruar edhe në Spanjë. Në Sevilje termometri shënoi 37 gradë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se në ditët në vijim temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë në jugperëndim të vendit.

Në Madrid dhe qytete të tjera, rrugët janë boshatisur për shkak të temperaturave të larta.

Edhe Italia ndodhet në alarm. Në disa qytete temperaturat janë deri në 5 gradë mbi normalen sezonale. Autoritetet kanë shpallur masa të posaçme për mbrojtjen e të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit po shkaktohet nga një masë ajri shumë e nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut dhe po përhapet në të gjithë Europën Perëndimore.

Meteorologët paralajmërojnë se episode të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, një studim i publikuar nga Barcelona Institute for Global Health në revistën “Nature Health” tregon se vetëm gjatë viteve 2022 deri në 2024, rreth 180 mijë persona në Europë kanë humbur jetën si pasojë e vapës ekstreme.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Britani Francë

Nga e njëjta kategori

PS po ‘varros’ zonat e vendit, Hoxha: Skemë kriminale pro shpopullimit!

më shumë...

Reforma Territoriale/ Avokati: Të bashkosh Selenicën me Vlorën është tmerr!

më shumë...

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema që ndoqën socialistët

më shumë...

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9 të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

PS po ‘varros’ zonat e vendit, Hoxha:...

10:20

Reforma Territoriale/ Avokati: Të bashkosh Selenicën me...

10:14

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

10:06

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema...

10:02

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9...

9:51

Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK

9:47

“Njerëzit në shesh kanë vendosur mos jetojnë...

9:37

Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia...

9:31

Kush është “Kali i Trojës” te protesta?...

9:19

“Në protestë vijnë njerëz nga adminisrata e...

9:10

“Protesta theu monopolin e patronazhistëve”, Nurellari: Lëvizja...

9:00

Qytetarët e Poliçanit kundër propozimit të socialistëve...

8:34

Inaugurimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,...

7:59

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet...

7:36

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

7:30

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i...

7:14

Plan për të shitur një pjesë të...

7:11

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja...

6:33

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60...

6:17

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • “Në dashuri shmangni debatet e kota”, parashikim...
  • “Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh baltë mbi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.