Gazetari Arnold Kariqi tha nga studio e QUO VADIS se në Shqipëri ekziston korrupsioni, por sipas tij debati duhet të fokusohet edhe te mënyra si funksionon sistemi i drejtësisë.
Ai ngriti pikëpyetje mbi punën e disa prokurorëve. Kariqi theksoi se kërkesa për llogaridhënie në luftën kundër korrupsionit duhet të vlejë për të gjitha institucionet pa përjashtim.
Pjesë nga biseda:
Kariqi: Që në Shqipëri ka korrupsion, kjo dihet. Por të ndalemi pak te drejtësia. Është një gjyqtare që çuditërisht heton Metën, Berishën… Irena Gjoka.
Petraj: Po të shohësh, ajo është një prokurore që këta persona, pasi janë kthyer nga Kakavija, kanë shkuar në Fier, kanë gjetur një person që nuk ishte avokat, por dinte greqisht. Kur këta shkuan në Kakavi dhe i kthyen, bënë një prokuror, ja dhanë zotërisë. Te Ministria e Brendshme i marrin pasaportat, i verifikojnë, verifikojnë vizat dhe shkojnë i marrin.
Kariqi: Kur ne kërkojmë llogari për korrupsionin, llogari duhet të ketë edhe nga këta. Ka një akuzë edhe për Altin Dumanin. Pra, a duhet të ketë një standard që këta prokurorë të SPAK të japin llogari?





