Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Librazhd, pranë ish-ndërmarrjes së Grumbullimit, ku Hejdije Bajrami, 66 vjeçe ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore pas plagëve të marra në aksident, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
/vizionplus.tv





