Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001 ligjet për...

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III, radioja kërkon...

BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90...

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së tij në...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin...

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një shtet të...

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

20 Maj 20:13

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë gjetur konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se negociatat që nisën ditën e premte mes demokratit Ivi Kaso dhe socialistit Bledi Çomo janë mbyllur pasditen e së mërkurës dhe përfshijnë formulime kompromisi për të dy palët.

Në lidhje me propozimin e socialistëve që institucionet e pavarura të mos raportojnë më në seancë plenare, por vetëm në komisione,  është gjetur si formulë kompromisi që para parlamentit  të raportojnë vetëm ato institucione që e kanë detyrim  shprehimisht në Kushtetutë.

Sipas këtij kompromisi drejtuesi i Spakut nuk do të raportojë më në seancë plenare por vetëm në komisionin e ligjeve dhe komisionin e mbikqyrjes institucionale. Njësoj si Spak janë një sërë institucionesh që do raportojnë vetëm në komisione.

Ndërsa në seancë plenare do të raportojnë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm, Banka e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit.

Në lidhje me procesin e negociatave për anëtarësimin ne BE, demokratët kanë pranuar propozimin e PS  që ligjet e nevojshme për  integrimin të kalojnë me procedurë të përshpejtuar vetëm kur ka një afat konkret nga Brukseli.

Socialistët janë tërhequr nga propozimi i tyre që fjala e deputetëve të shkurtohet në 5 minuta, duke e lënë kohën e fjalimeve 10 minuta sic është sot.

Socialistët kanë pranuar propozimin e demokratëve që sekretariati i etikës të ketë barazi anëtarësh mes mazhorancës dhe opozitës. Por duke qenë se kjo është struktura që merr vendime për përjashtimin e deputetëve, vota e sekretarit që është i PS, përcakton rezultatin që të mos bllokohet vendimarrja.

Është rënë dakord gjithashtu që PD e PS të kenë numër të barabartë këshilltarësh.

Socialistët kanë refuzuar propozimin e PD  që të ndahet Komisioni i Jashtëm nga Komisioni i Integrimit.

Në lidhje me kompetencat e komisionit për mbikqyrjen institucionale ku debati ishte më i fortë mes socialistëve është vendosur që institucionet e pavarura raportimet vjetore ti bëjnë tek komisioni përgjegjës edhe tek komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj do të raportojnë për zbatimin e rezolutës.

Nesër drafti konsensual kalon në Këshillin e Rregullores dhe votohet po nesër në parlament.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Konsensus Kuvendi PD PS Rregullorja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001 ligjet për gjuhën shqipe nuk u zbatuan si duhet

më shumë...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

më shumë...

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall prioritetet para Senatit: Do mbështes punën e SPAK

më shumë...

Nën hetim për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:49

Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja...

9:20

SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm...

9:08

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

8:29

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001...

8:13

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren...

8:03

Këto janë shenjat më inteligjente të Horoskopit

7:38

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III,...

7:19

BE miraton pagesën e parë të kredisë...

7:05

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve...

6:32

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së...

6:19

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm...

6:15

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

6:07

SHBA planifikon të tkurrë forcat në dispozicion...

5:57

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një...

5:21

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri,...

5:19

Prokuroria merr nën hetim ish-kryeministrin francez

5:10

U largua nga Shqipëria, Silvinjo: Do i...

5:03

Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur”...

4:52

Trump për Iranin: Do t’i jap një...

4:47

Nën hetim për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë,...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikesh...
  • DETAJE/ Nënkomisari në Sarandë “i bën gropën” vetes, dorëzon...
  • Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS, Rama qeshi ku...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.