Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar situatën politike në vend.
Sipas saj, kryeministri Rama qëndron ende në pushtet, për shkak se mungon një riorganizim nga ana e Partisë Demokratike.
“Përpos ligësisë, mendoj se ky na urren ne si komb. Vizioni i këtij lideri ishte që kapë çdo gjë, çdo sektor, çdo gjë qendërzohet në duart e tij. Sot edhe ai që punon në privat ka frikë të flasë. E ka kthyer Shqipërinë si arë të babait të vet. Për të shpëtuar karrigen e tij, që është në ditët e tij më të këqija. Dhe shqiptarët këtë duhet ta kuptojnë; Edi Rama sot është në ditët e tij më të këqija. Edi Ramën sot e mban një riorganizim në PD. Opozita ka bërë shumë, ky e sakatoi. E la pa vulë dhe pa firmë”, tha Shehaj.





