Krenar Ahmeti, djali i xhaxhait të Mozës, konkurrentes së “Ferma VIP” ishte i ftuar në “Mes’dritë” në Vizion Plus me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Ai foli me superlativa për Mimoza Ahmetin, duke theksuar personalitetin, inteligjencën emocionale dhe mënyrën se si ajo po e përjeton eksperiencën brenda “Ferma VIP”.
Me nota humori dhe krenarie familjare, Krenari e krahasoi Mozën me avionin gjigant “Antonov”, duke nënvizuar se sipas tij ajo ende nuk ka treguar potencialin e saj të plotë në lojë.
Krenar Ahmeti: Gjithë fisi e ka pasur dhe e ka pikë të dobët Mozën. Mimoza…e patë çfarë avioni u aterua në Prishtinë para disa ditësh? Antonov…është avioni më i madh në botë. Për mua e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor. Nuk është aktivizuar.
Ajo është shumë njerëzore, në çdolloj dimensioni. Mimoza e njeh psiko-sociologjinë, edhe nga përvoja e jetës. E di shumë mirë që aty është një eksperiment social.
Krenar Ahmeti komentoi edhe përplasjen mes Mozës dhe Zhakut gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Krenar Ahmeti: Për përplasjen me Zhakun do thoja vetëm kaq, o Zhak mos i hy Mozës në hak se Moza të merr zhag (zvarrë). Ajo nuk e kupton se në këtë formë ajo po e ngre shumë më lart.
Ne vijmë nga një fis të varfër materialisht, por jo shpirtërisht. Fokusi ynë ka qenë gjithmonë shkolla dhe formimi. Kemi investuar shumë në këtë drejtim. Ky investim gjigant te njeriu…Moza është talent.
Ndërsa tregoi edhe si është Moza si nënë.
Krenar Ahmeti: Si nënë është gjigante. Është shumë protektive dhe e kujdesshme. Është shumë e dashur dhe fëmijët e mi e duan shumë. Nuk e keni idenë se sa njerëzore është. Ajo di ta ulë dhe ta ngrejë nivelin e komunikimit. Njerëzit kanë arritur ta njohin në disa dimensione.





