Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjë.
Zjarri ka rënë rreth orës 03:30 pas mesnate, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e flakëve, është djegur pothuajse gjysma e çatisë së tregut, si edhe raftet së bashku me mallin që ndodhej brenda.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë, policia po verifikon kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vërteta të ngjarjes.





