Era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Në zonën e Plepave, disa pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për largimin e pemëve dhe normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, moti i keq ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e qytetarëve, duke u kërkuar kujdes i shtuar në rrugë.
/vizionplus.tv





