Komisionierja për Zgjerim, Marta Kos ka nisur vizitën e saj të parë në Kosovë. fillimisht ajo takoi ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu.
Më pas saj iu drejtua selisë së qeverisë, ku u prit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së komisioneres në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mosfunksionimin e institucioneve për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar vendin gjatë muajve të fundit.
Vizita e komisioneres në Prishtinë ishte planifikuar për në datën 12 mars. Por ajo u anulua pasi ish-Presidentja Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit duke e çuar vendin ne zgjedhje.





