Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet shqiptari me...

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i Italisë nuk...

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit, SHBA...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në SHBA

12 Maj 18:26

Ish-kryebashkiakja e qytetit të Arcadias, Eileen Ëang, ka dhënë dorëheqjen pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë e akuzoi se kishte vepruar ilegalisht në interes të qeverisë kineze.

Sipas autoriteteve amerikane, Ëang ka pranuar të shpallet fajtore për një akuzë penale që lidhet me bashkëpunimin e fshehtë me zyrtarë kinezë, ndërsa rrezikon deri në 10 vite burg.

Prokurorët amerikanë deklaruan se Ëang kishte marrë udhëzime direkte nga përfaqësues të qeverisë kineze dhe kishte shpërndarë materiale propagandistike pro-Pekinit pa e deklaruar këtë aktivitet tek autoritetet amerikane, siç kërkohet nga ligji. Hetimet zbuluan se ajo publikonte artikuj dhe materiale në favor të Kinës përmes një platforme mediatike të quajtur “US Neës Center”, e cila prezantohej si faqe informative për komunitetin kinezo-amerikan në Arcadia.

Një nga rastet e përmendura nga Departamenti i Drejtësisë lidhej me shpërndarjen e një artikulli që mohonte akuzat për punë të detyruar dhe abuzime ndaj ujgurëve në rajonin kinez të Xinjiangut. Sipas hetuesve, artikulli i ishte dërguar Ëang përmes aplikacionit ËeChat nga një zyrtar kinez dhe ajo e kishte publikuar menjëherë në platformën mediatike që administronte.

Në një deklaratë për mediat, avokatët e saj thanë se Ëang “kërkon ndjesë dhe shpreh keqardhje për gabimet e bëra në jetën personale”, duke shtuar se përkushtimi i saj ndaj komunitetit të Arcadias nuk kishte ndryshuar kurrë.

Nga ana tjetër, autoritetet amerikane e cilësuan rastin si një sukses në luftën kundër ndikimit të huaj në institucionet amerikane. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë deklaruan se individët që veprojnë fshehurazi për llogari të qeverive të huaja cenojnë demokracinë dhe sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Menaxheri i qytetit të Arcadias deklaroi se akuzat janë serioze dhe shqetësuese, por sqaroi se hetimet nuk kanë zbuluar përfshirje të financave apo proceseve zyrtare të bashkisë në këtë çështje. Sipas tij, aktivitetet për të cilat akuzohet Ëang kishin ndodhur para se ajo të betohej si anëtare e këshillit bashkiak në fund të vitit 2022.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Dorehiqet kines Kryebashkiakja SHBA Spiune Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas

më shumë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët si mall, po bëjmë gati ligjin e ri

më shumë...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është pa kufij, përgjigja jonë duhet të jetë më e shpejtë dhe më e fortë

më shumë...

Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak ditësh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

6:33

Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime...

6:26

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet...

6:15

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

6:05

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në...

5:45

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri...

5:33

Bashkia e Tiranës shtyn afatet për kreditë...

5:25

Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet...

5:24

Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta...

5:16

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i...

5:11

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

4:59

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:39

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe...

4:28

Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u...

4:15

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.