Teknologjia dhe informatika vijojnë të jenë ndër degët më të preferuara për maturantët edhe këtë vit. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, vëmendjen më të madhe po e merr profili i ri i hapur për herë të parë këtë vit akademik, sigurinë kibernetike.
“Mendova se pjesa e informatikës ishte shumë tërheqëse dhe duke marrë pjesë në aktivitete jashtë shkolle trajnime etj, më pëlqen më shumë dega e cybersecurity për ta vazhduar për të ardhmen. Më pëlqeu shumë mënyra e formimit të gjithë vendit këtu, mesa kam dëgjuar edhe studentët janë të kënaqur”, tha një maturante.
“Ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen është dega e Informatikës, pasi edhe në të ardhmen dua të vaazhdoj për Informatikë Ekonomike. Mendoj se tregu i Shqipërisë ofron shumë të mira, nëse ke pasion dhe je i prirur për atë mund ta vazhdosh edhe këtu”.
“Kryesorja është Inxhinieri Elektrike, profesioni që dua të ndjek është teknikë në impjantet e energjisë së rinovueshme, hidrocentrale, mullinj ere, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë”.
Edhe studentët e matematikës së aplikuar shohin një lidhje të fortë mes teknologjisë dhe tregut të punës, sidomos në profile që kombinojnë Matematikën me Informatikën dhe Sigurinë Kibernetike.
“Në fillim isha shumë e dyzuar sepse ndrojmë shumë shpesh mendje, nuk jemi të sigurt, po pasi pashë mundësitë që dega ofronte pashë mundësi goxha të mirë.
Mundohem të shoh vazhdimisht degë që na lidh si me matematikën gjithashtu edhe informatikën edhe database, kështuqë e shoh mundësi goxha të mirë për të zgjedhur shumë degë. Më pëlqen shumë të fokusohem në lidhje me informatikën dhe cybersecurity”.
Përfaqësues të fakultetit thonë se programet janë riorganizuar bazuar në kërkesat e tregut të punës si dhe sugjerimet e vetë studentëve.
“Është degë e riorganizuar, datasience dhe Inxhinieri Informatike, në vitin e kaluar e kemi organizuar dhe është zhvilluar në të dyja gjuhët. Është bachelor me të gjithë elementet e nevojshme dhe është bashkëkohore. Kjo degë ofron profesionistë me pagesat më të larta si në vendin tonë dhe jashtë vendit.
Kanë qenë studentët ata që na kanë rekomanduar të riorganizohet degë në këtë drejtim. Janë aktualisht në filialin e bankës, industri, media. Ata e kanë prekur tregun e punës dhe ishte këshilla e tyre ky drejtim.
Aktualisht, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ofron 11 programe bachelor, ku katër prej tyre edhe në gjuhë të huaj, si dhe 21 programe master. Në kuadër të ditëve të hapura, fakulteti ka mirëpritur dhjetëra maturantë, të cilët janë njohur nga afër me programet e studimit.




