Opinionisti i Ferma Club, Albano Bogdo, ka reaguar ashpër ndaj një prej situatave të ndodhura në spektakël, ku Adioni ofendon Mimoza Ahmetin.
Ai e ka cilësuar sjelljen e ish-fermereit ndaj Mozës si të papranueshme.
Gjatë diskutimit në studio, Bogdo u shpreh i irrituar nga gjuha e përdorur, ndërsa tha se Adioni nuk përfaqëson as vendin nga vjen dhe as lagjen e tij.
“Vjen në mes të Tiranës dhe shan serbisht. Unë nuk e kuptoj pse nuk e nxorën direkt.Të kishin hap televotim. Vërtet se kuptoj. Ai (referuar Adionit) nuk përfaqëson as vendin nga vjen, as lagjen, as pallatin. Është shumë irrituese dhe shpresoj ta ketë kuptuar çfarë idiotësire ka bërë. Kaq kanë limitet, si ai, si Fabjola”, u shpreh Albano Bogdo në studion e Ferma Club.
/vizionbplus.tv





