Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë...

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi gati për...

“U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa Zoti më...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 3 të vdekur, shpëtohen...

“Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan...

Von der Leyen pas komunikimit me Trump: Progres i...

Trump thotë se armëpushimi është ende në fuqi, pas...

Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20...

Seanca maratonë e Kuvendit, Rama shkon pas mesnate vetëm...

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”? Muçollari...

Von der Leyen pas komunikimit me Trump: Progres i kënaqshëm drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare BE-SHBA

8 Maj 10:18

Pas bisedës telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi mbrëmjen e së enjtes se po shënohet “progres i kënaqshëm” drejt finalizimit të marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara deri në fillim të korrikut.

“Patëm një bisedë shumë të mirë telefonike me presidentin Trump dhe të dyja palët mbeten të angazhuara për zbatimin e marrëveshjes. Po shënohet progres i kënaqshëm drejt uljes së tarifave doganore deri në fillim të korrikut”, deklaroi Von der Leyen.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se i ka dhënë Bashkimit Evropian afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare të arritur me SHBA-në.

Kujtojmë se në fund të marsit, Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, e cila ishte arritur verën e kaluar në Turnberry të Skocisë.

Megjithatë, procedurat e brendshme të BE-së kërkojnë negociata të mëtejshme ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes, përpara hyrjes së saj në fuqi.

Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, diskutimet maratonë mes dy institucioneve evropiane nuk arritën në një marrëveshje përfundimtare. Sipas Presidencës Qipriote të BE-së, është regjistruar progres në disa çështje, ndërsa raundi i ardhshëm i negociatave është planifikuar për më 19 maj.

Ministri i Energjisë, Tregtisë dhe Industrisë së Qipros, Michalis Damianou, deklaroi se palët mbeten të përkushtuara për të vazhduar dialogun konstruktiv me Parlamentin Evropian, me synim përfundimin sa më të shpejtë të procesit legjislativ.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
marreveshje SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë një makinë që transportonte para, marrin peng punonjësit e bankës

më shumë...

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së Sigurisë: Besimi i qytetarëve është pasuria jonë më e madhe

më shumë...

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi gati për procesin. Balla: Nuk bëhet fjalë për ngecje

më shumë...

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemët dhe bllokojnë rrugët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

12:03

Autorët i shkuan në lokal, Rexhep Ismaili...

11:45

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

11:31

Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim...

11:25

I dehur në timon? Të ikën patenta!...

11:17

“U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa...

10:42

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 3 të...

10:24

“Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur...

10:18

Von der Leyen pas komunikimit me Trump:...

9:59

Trump thotë se armëpushimi është ende në...

9:33

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

9:01

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja...

8:52

Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur...

8:31

Seanca maratonë e Kuvendit, Rama shkon pas...

8:25

Ekzekutimi i 66-vjeçarit në Sarandë, i plagosur...

8:15

Horoskopi sot: Një lajm i mirë për...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • Ekzekutimi i 66-vjeçarit në Sarandë, i plagosur mbeti edhe n...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.