Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra priten edhe shtrëngata lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here mund të arrijë deri në 15 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat maksimale në rang vendi do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius, ndërsa minimumi pritet të regjistrohet në Bajram Curr, me 9 gradë Celsius.
/vizionplus.tv





