Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë. Takimi u zhvillua paralelisht me ceremoninë e nënshkrimit të një kontrate 20-vjeçare për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA, një marrëveshje që konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve energjetike të Shqipërisë dhe forcimit të sigurisë energjetike në rajon.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Guilfoyle theksoi se Shqipëria mbetet një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe një aktor me rëndësi të veçantë strategjike për Ballkanin dhe më gjerë. Ajo vlerësoi rolin në rritje të vendit si një nyje ndërlidhëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se marrëveshja për furnizimin me LNG, është dëshmi konkrete e këtij pozicionimi.
Lexo edhe :
Related Posts
Ambasadorja Guilfoyle: Shqipëria një partner i palëkundur i SHBA dhe një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën, krah mikut tonë shumë të mirë Edi Rama. Sot nënshkruam dy marrëveshje shumë të rëndësishme, marrëveshja 20-vjeçare për gazin e lëngshëm natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol gjithnjë e në rritje si urë ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjitike dhe sigurinë kombëtare. Presidenti Trump ka qenë një kampion i zjarrtë i sigurisë energjitike. Ofrimi i një energjie të diversifkurar dhe të qënderushme forcojnë SHBA dhe aletarët tanë strategjikë.
Sipas saj, bashkëpunimi në fushën e energjisë jo vetëm që forcon sigurinë energjetike, por edhe kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare të vendeve partnere. Guilfoyle theksoi gjithashtu angazhimin e administratës së Donald Trump për të promovuar një qasje globale ndaj sigurisë energjetike, duke e cilësuar këtë marrëveshje si një shembull të prekshëm të kësaj politike.
Ambasadorja Guilfoyle: Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimin energjitik si një shtyllë në mbarë botën dhe nënshkrimi i sotëm është një manifestim i prekshëm i kësaj përpjekjeje, ndërkohë që flasim për fuqi rajonale dhe lidhjet mes Shqipërisë dhe Amerikës, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Kur SHBA, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përfiton. SHBA mbështesin gjithmonë një rajon dhe një Ballkan që është më i ndërlidhur, më i begatë dhe Shqipëria është thelbësore për këtë vizion./vizionplus.tv






