Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë,...

Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi,...

Ish-shefi i Rrugores së Tiranës shpallet i pafajshëm, GJKKO:...

I moshuri gjendet i pajetë në banesë në Durrës,...

I vodhën motorin 26-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të...

Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë...

Vëllai i Nusretit arrestohet në Turqi, akuzohet për ndërmjetësim...

U arrestua në Brazil, del foto e Ervin Matës,...

Mbrohej nga 60 burra të armatosur, arrestohet “El Jardinero”,...

Momente paniku në Turqi! I moshuari futet me hanxhar...

U arrestua në Brazil, del foto e Ervin Matës, bosi i drogës u kap me pasaportë bullgare të skaduar

28 Prill 10:38

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ervin Matës, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, i ndaluar në Brazil në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj  bëjnë me dije se Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana kanë ndjekur për më shumë se dy vite lëvizjet e 39-vjeçarit në disa vende të Amerikës Latine, deri në lokalizimin dhe kapjen e tij nga autoritetet braziliane.

Në momentin e arrestimit, Matës i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat ai i përdorte për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve. Konkretisht, ai kishte një pasaportë bullgare të falsifikuar, e cila kishte skaduar në vitin 2024.

Po ashtu, në posedim të tij është gjetur edhe një kartë identiteti bullgare, e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu e falsifikuar.

Sipas burimeve, Mata përdorte edhe një kartë identiteti të falsifikuar të Paraguajit, ku si vendlindje kishte deklaruar Mbretërinë e Bashkuar. Ky dokument dyshohet se ishte ai që përdorte më shpesh për lëvizjet në vendet e Amerikës Latine.

Ervin Mata, i njohur si “bosi i kokainës”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se ka koordinuar trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë në vitin 2020, në kuadër të një rrjeti kriminal që vepronte në disa kontinente.

Ndaj tij, në vitin 2023, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Brasilia për të finalizuar procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me drejtësinë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
ervin mata

Nga e njëjta kategori

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpronarja e lokalit, në kërkim edhe një i ri

më shumë...

Rritet fluksi i vizitorëve në Berat, të huajt tregojnë interes për trashëgiminë, vlerësojnë mikpritjen

më shumë...

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion, 7 të arrestuar në Tiranë

më shumë...

Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, pritet firmosja e një marrëveshje energjitike (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:27

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari...

1:26

Rritet fluksi i vizitorëve në Berat, të...

1:06

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion, 7...

1:03

Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së...

12:52

Ish-shefi i Rrugores së Tiranës shpallet i...

12:35

I moshuri gjendet i pajetë në banesë...

12:29

I vodhën motorin 26-vjeçarit, shpallen në kërkim...

12:24

Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme...

11:59

Ervini eliminohet nga Ferma VIP, publiku vendosi...

11:53

Hapet autostrada Tiranë-Durrës, pritet vijimi i punimeve...

11:45

Detajet e arrestimit të Ervin Matës, lëvizte...

11:22

Orët e fundit për Presidentin, shtyhet seanca...

11:10

Vëllai i Nusretit arrestohet në Turqi, akuzohet...

11:01

Përshtati apartamentin e saj si call center,...

10:38

U arrestua në Brazil, del foto e...

10:36

Mbrohej nga 60 burra të armatosur, arrestohet...

10:25

Hapet Tiranë-Durrës! Çlirohet trafiku drejt kryeqytetit, pritet...

10:09

Përplasen mjetet në Fushë-Krujë, dy të lënduar...

10:02

Merr fund arratia, çfarë pritet të ndodhë...

9:52

Momente paniku në Turqi! I moshuari futet...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.