Ka kaluar plot një muaj nga momenti kur yjet e njohur të ekranit nisën bashkëjetesën në fermë, në një format që prej ditës së parë ka sjellë emocione, tensione dhe surpriza të shumta për publikun.
Sot, pas katër javësh, konkurrentët ndodhen në një pikë kthese të lojës, ku gara, strategjitë dhe emocionet janë më të forta se kurrë më parë. Çdo veprim, fjalë apo vendim mund të ndikojë fatin e tyre brenda fermës.
Reality show-i që transmetohet 24 orë në 7 ditë të javës, ka sjellë situata që kanë lëkundur raportet mes VIP-ave dhe kanë zbuluar më shumë për karakteret e tyre të vërteta.
Sfida e premtes mes Mozës, Dj Bujakës dhe Ervinit ka sjellë jo pak tension gjatë kësaj fundjave. konkurrentët tashmë janë fokusuar në qëllimin final, fitimin e çmimit të madh. por gara nuk i ka penguar aspak që të shijojnë cdo ditë të qëndrimit të tyre në fermë,
“Ferma VIP” ka ofruar jo vetëm argëtim, por edhe reflektim mbi jetën pa teknologji, me punë të përditshme fizike dhe në kushte larg komoditetit.
Publiku do të votojë sërish për fermerin që do të ndërpres garën. një televotim ky i hapur prej së premtes mes Dj Bujakës dhe Ervinit, ku sonte njëri prej tyre larghet përgjithmonë.
Të gjitha zhvillimet e fundit do të marrin vëmendje në spektaklin e sotëm që nis live në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, në dy kanalet e dedikuara Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2, si dhe livestream në youtube.
/vizionplus.tv





