Krerët e shtetit shqiptar dhe liderët e partive politike kanë reaguar pas sulmit me armë në darkën e gazetarëve amerikanë, ku merrte pjesë edhe presidenti Donald Trump.
Kreu i shtetit Bajram Begaj në një mesazh në rrjetet sociale dënoi sulmin ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Edhe kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë:
“Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë”.
Ndërkohë lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi sulmin një akt horror.
“PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike.





