Një alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë është dhënë pak minuta më parë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se në email-in e shefit të sigurisë së qendrës tregatre ka mbërritur një alarm për bombë.
Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë të cilat ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë kqyrjen e zonës.
Ndërkohë në kërkim është vënë edhe një qen i policisë. Bëhet me dije se nga kontrollet e deritanishme nuk ka rezultuar asgjë.





