“Ervin Salianji do të ketë fatin e Lulzim Bashës”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ish-deputetin e forcës politike që ai drejton. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryedemokrati akuzoi Salianjin se ka bashkëpunuar me anëtarë të bandave kriminale, por jo vetëm.
“Mashtroi një grup njerëzish që i shkuan në kafe për akt miqësor, por qëllimi ishte tjetër. Drekat e darkat me Ergys Agasin gjithashtu. Shkoi në Durrës dhe mblodhi eksponentë të PD që tradhtuan PD dhe nuk punuan asnjë ditë në fushatë. Në Elbasan sallën ia mbushi Suel Çela. Në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëri fatin e Lul Bravës do të ketë.”
Lexo edhe :
Related Posts
Nuk munguan as akuzat ndaj kreut të qeverisë, Rama, i cili sipas Berishës ka marrë urdhër nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku për të shkarkuar Elisa Spiropalin si ministre të Jashtme.
“Spiropalin e flaku Lubi Balluku sepse ajo nuk mbronte vjedhjet e saj me Ramën para ndërkombëtarëve. Rama e largoi me urdhër të Ballukut. Nuk kam interes ç’do bëjë Spiropali brenda partisë së krimit”.
Kryedemokrati u ndal edhe te protesta e ardhshme kombëtare e 8 majit duke kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve.
“Të ngrihemi fuqishëm në protestën e 8 majit, por para së gjithash të ngrihemi fuqishëm mbi murin e propagandës së mashtrimit, trillimit që Rama montoi me mafien e fjalës së lirë. Mos harroni se sot kjo mafi 24 orë në 24 orë, 7 ditë të javës, fillon e mbaron gjithçka për të manipuluar të vërtetat dhe për të trilluar shpifje për PD dhe opozitën.”
Sipas Berishës, protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës.
/vizionplus.tv






