Në Ferma VIP janë zhvilluar tensione të reja pas hyrjes së Fabjonit, vëllait të Fabjolës, i cili i kërkoi asaj të largohej nga gara dhe u shpreh hapur kundër lidhjes së saj me Adionin. Ai mbajti një qëndrim të prerë, duke e vendosur Olën përballë presionit familjar dhe ndjenjave personale.
Ola vendosi të qëndrojë në fermë, por me kushtin që të shkëpusë marrëdhënien me Adionin. Ky i fundit ka deklaruar më herët se është i dashuruar jashtë formatit, duke shtuar më shumë tension në situatë.
Ndërkohë, në Ferma Club, gazetarja Dasara Karaiskaj ka komentuar situatën, duke theksuar se familja e Olës ka rezerva ndaj Adionit për shkak të dallimeve kulturore dhe fetare mes tyre. Ajo u shpreh se janë diskutuar këto tema edhe në biseda të ndryshme brenda programit
Karaiskaj shtoi se ndërhyrja e vëllait nuk i duket aq e rëndë sa është paraqitur dhe theksoi se çështjet familjare duhet të mbeten sa më të mbyllura dhe të mos ndikohen nga jashtë.
“Ka një bisedë pas, që ka bërë Fabjola me Sonin që ka shpejguar kulturat fetare dhe shumë gjëra që hynjë në lojë. Që në shkojmë në kishë. Kultura dhe formimi kanë rëndësinë e vet. ajo që bëri i vëllai nuk më duket kaq e madhe sa e kanë bërë. Të çështjet familjare është mirë të mos ndërhy askush“, u shpreh Dasara Karaiskaj.
/vizionplus.tv
View this post on Instagram





