Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën 8 maj për protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike.
“Në 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme, paqësore që ka njohur vendi”-tha Berisha nga konferenca për shtyp.





