Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një krize tjetër energjetike

22 Prill 21:49

Evropa gjendet sërish në një udhëkryq ekonomik. Pasojat e luftës në Iran po kthehen me shpejtësi në një barrë financiare marramendëse për kontinentin, i cili sapo kishte filluar të merrte frymë pas krizës së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një seri masash emergjente për të mbrojtur ekonominë nga rritja e faturave të energjisë. “Për herë të dytë në më pak se pesë vjet, evropianët po paguajnë çmimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile të importuara”, deklaroi krahu ekzekutiv i BE-së. Sipas të dhënave, blloku ka shpenzuar 24 miliardë euro (28 miliardë dollarë) shtesë vetëm nga rritja e çmimeve – rreth 587 milionë dollarë çdo ditë – pa blerë asnjë molekulë shtesë energjie.

Masat e BE-së: Koordinim dhe ndërhyrje emergjente

Për të përballuar goditjen, BE planifikon ngritjen e një organi pan-evropian që do të identifikojë dhe koordinojë mungesat e karburantit, si dhe menaxhimin e rezervave kombëtare

Sektori i Aviacionit në rrezik

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe ACI Europe kanë paralajmëruar për mungesa të mundshme të karburantit të avionëve. Evropa importon rreth 70% të nevojave të saj. Grupet e industrisë kanë bërë thirrje për “pezullim urgjent të taksave të aviacionit” për të mbajtur çmimet nën kontroll.

Goditja te bizneset e mëdha

Kompani si Lufthansa njoftuan shkurtimin e 20,000 fluturimeve deri në tetor për shkak të dyfishimit të çmimit të karburantit. Nga ana tjetër, gjiganti kimik BASF ka rritur çmimet deri në 30% për produkte jetësore, ndërsa industria kimike gjermane paralajmëron mbyllje fabrikash dhe shkurtime të vendeve të punës.

Sektorët tradicionalë

Mbijetesa po bëhet e vështirë edhe për peshkatarët. BE-ja ka aktivizuar një “mekanizëm krize” për t’i ofruar këtij sektori mbështetje direkte financiare, pasi kostot e karburantit po pamundësojnë nxjerrjen e prodhimeve të detit në treg.

Rreziku i recesionit dhe ndikimi te konsumatorët

Neil Shearing, kryeekonomist në Capital Economics, paralajmëron se vazhdimi i luftës me Iranin në gjysmën e parë të këtij viti mund ta zhysë Evropën në recesion të plotë. Fondi Monetar Ndërkombëtar tashmë ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për 21 vendet e Eurozonës dhe ka rishikuar ndjeshëm në rënie zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar

Në Britaninë e Madhe, inflacioni u rrit sërish këtë muaj. Presioni i çmimeve në pompa nuk është veçse “vala e parë e shokut”, thotë ekonomisti Adam Deasy. Sipas tij, faza e dytë do të godasë nënproduktet kritike: plehrat bujqësore, plastikën dhe metalet. Situata ka prekur edhe sektorin shëndetësor dhe ushqimor me mungesa thelbësore të dioksidit të karbonit (CO2), një nënprodukt i plehrave kimikë, tregu i të cilëve është bllokuar nga rritja e gazit.

Përballë kësaj situate, qeveritë e Evropës, përfshirë Londrën, po nxitojnë të shtojnë kapacitetet vendase për energjinë diellore dhe të rinovueshme, një orvatje e dëshpëruar për të mbajtur “të ndezur” ekonominë e kontinentit në prag të krizës së radhës. /CNN

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Dollare Evropa Humbje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

më shumë...

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare

më shumë...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

më shumë...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko Haram

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja...

10:50

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

10:13

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të...

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.