Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po njohin rritje të ndjeshme vitet e fundit. Mjekët gjinekologë thonë se faktorë si ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, fillimi i hershëm i jetës seksuale dhe mungesa e mbrojtjes kanë ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e këtyre infeksioneve.
“Ndërrimi i partnerëve, liria seksuale, fillimi në moshë të re, përdorimi i drogës, homosekualiteti ka ndikuar shumë në sëmundjet seksualisht te transemtueshme. Kryesisht janë sëmundje ose infeksion seksuale bakteriale. ato që janë më shumë shqetësuese sot, janë infeksionet virale, sic eshtë HIV, papiloma virusi, të përhapura janë hepatitet B, C. Vitet e fundit përveç infeksioneve virale janë të përhapura edhe bakterialet ku mund të hynë sifilizi, gonorrea të cilët janë përhapur shumë sot”, tha Prof.Dr. Afërdita Manaj, mjeke gjinekologe.
Sifilizi është një nga infeksionet seksualisht të transmetueshme në rritje, i cili nëse nuk zbulohet dhe trajtohet në kohë, mund të çojë deri në pasoja fatale.
“Mund te jetë vdekjeprurës nëse nuk diagnostikohet në kohë. Bërja e një ekzaminimi tek mjeku gjinekolog, prania e një ulcere që nuk është e dhimbshme por e fortë e cila është e pranishme në organet gjenitale. Ajo mund të zgjas 3 deri në 6 javë pastaj të zhduket, të rri 2 deri në 6 muaj ky quhet sifilizi primar”, shtoi Manaj.
Mjekja gjinekologë, Afërdita Manaj shpjegon se rastet paraqiten vonë, atëherë kur janë ekspozuar ndaj simptomave, ndërsa apelon për më shumë ndërgjegjësim mbi rëndësinë e ekzaminimeve dhe testimeve të rregullta, veçanërisht për ata me më shumë se një partner seksual.
“Shumë pak vinë, meshkujt vinë pak, femrat nuk vinë vetë që të bëjnë një ekzaminim vetëm kur shikojnë që kanë një dhimbje kane një ulcera, mund të jetojnë me to dhe 5-6 muaj pastaj mund të vinë, nuk janë shumë të ndërgjegjësua për infeksionet seksualisht te transmetueshme. Ekzaminimet e shpeshta mund ta zbulojnë dhe krejt rastësisht sepse në fazat e para nuk jep shenja. Në këto raste trajtimi i vlefshëm është ekzaminimi në kohë sidomos rastet kur kemi të bëjmë me shfrytëzimin e shumë partnerëve. Herë pas here duhet të bëjnë teste që i ekzaminojmë këto sëmundje”, deklaroi më tej mjekja.
Edhe pse rastet janë në rritje, sensibilizimi për ketë çështje delikate mbetet i ulët, ndërsa shumë persona të infektuar nuk janë të vetëdijshëm qe janë mbartës të ndonjë virusi. Aktualisht ne vend infeksionet më të përhapura janë HPV, Sifilizi, por edhe HIV/IAIDS.





