Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Astit në Itali, ku një shqiptar ka vrarë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj.
Mediat italiane raportojnë se 59-vjeçari Astrit Koni ka vararë ish-bashkëshorten e tij Drita Koni dhe partnerin e saj të ri, edhe ky i fundi me orgjinë shqiptare dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas mediave ish-çifti Koni kishin jetuar në Itali prej 20 vitesh, dhe pak kohë më parë ishin ndarë.
Drita dhe partneri i saj i ri punonin sëbashku si kopshtarë në një kështjellë. Astrit Koni kishte hyrë në kështjellë falë posedimit të çeslësave dhe ka kryer vrasjen e ish-gruas dhe partnerit të saj dhe më pas veten.
Alarmi u dha nga vëllai i gruas, i cili nuk kishte mundur të kontaktonte për disa orë me motrën e tij. Trupat e Dritës dhe parnerit të saj u gjetën pak metra larg njëri-tjetrit, ndërsa ai i Astriti u gjet poshtë në tokë, pasi ishte hedhur nga kulla.
Karabinierët po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.





