Gjykata e Tiranës la në burg pa afat tre të dyshuarit kryesorë për pengmarrjen e ndërtuesit Florian Sula pak ditë më parë.
Dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëriri i tyre Hysen Neza, nuk pranuan të flasin në Gjykatën penale por përmes avokatit kanë pretenduar se biznesmeni Sula u kishte atyre 60 mijë euro borxh dhe donin të sqaroheshin, ndaj e lanë të lirë kur kuptuan që ai nuk do mund ta shlyente paratë që u kishte.
Lexo edhe :
Related Posts
Dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre u prezantuan si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe rrëmbyen 32-vjecarin duke e mbajtur të izoluar për disa orë në një ambient privat në Xhafzotaj.
Policia njoftoi se ata e morën forcërisht më 31 mars, e kanë kanosur dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij gjatë gjithë natës dhe në këmbim të lirisë i kanë kërkuar 2 milionë euro.
Pasi hasën në rezistencën e tij i kërkuan 500 mijë euro, ndërsa viktima e rrëzmbimit e pranoi ofertën. Menjëherë sapo u lirua Florian Sula i denoncoi në polici, çka çoi edhe në arrestimin e tyre.






