Në zemër të Devollit te Sipërm, mes natyrës së paprekur dhe qetësisë karakteristike të zonës, shtrihet madhështorja Ujëvara e Sinicës – një destinacion që të lë pa fjalë që në kontaktin e parë.
E rrethuar nga gjelbërimi dhe peizazhe të virgjëra, kjo ujëvarë përfaqëson një nga pasuritë natyrore më të veçanta të zonës, duke ofruar një përvojë unike për vizitorët që kërkojnë të eksplorojnë bukuritë e natyrës shqiptare.
Lehtësisht e aksesueshme dhe e përshtatshme për eksplorim, Ujëvara e Sinicës mbetet një nga thesaret më të çmuara natyrore të Bashkise se Devollit, duke tërhequr çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.





