Manchester City nuk ka mundur të bëjë përmbysjen e madhe në “Teatrin e Ëndrrave” përballë Real Madridit, pasi u mposht 1-2.
“Qytetarët” e nisën keq ndeshjen, pasi vetëm pas 20 minutash lojë mbetën me 10 lojtarë, pasi Silva mori karton të kuq, ndërsa 2 minuta më pas madrilenët kaluan në avantazh me anë të Vinicius Junior.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat në 1-1, pasi qytetarët barazuan me anë të Haaland. Në fundin e ndeshjes Real Madrid do të shënonte serish me anë të Junior në minutën e 93-të.
Janë madrilenët ata që kualifikohen për në fazën çerekfinale, ku përballë do të kenë bavarezët, të cilët presin nesër mbrëma Atalantën, pasi kanë fituar sfidën e parë me rezultatin e thellë 6-1.
Ndërkohë, një mbrëmje jo e mirë edhe për londinezët e Chelsea-t, të cilët zhgënjyen përballë PSG-së, duke u mposhtur në fushën e tyre me rezultatin e thellë 3-0.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Arsenalin, të cilët siguruan çerekfinalet përballë Leverkusenit, duke fituar me rezultatin 2-0.
Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në orën 18:45, duhet theksuar se ëndrra e Bodo/Glimt përfundoi mbrëmjen e sotme, pasi u mposhtën 5-0 nga Sporting Lisbona.
Portugezët arritën të shënojnë 3 gola në kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e një jave më parë në Norvegji, ndërsa në shtesë realizuan edhe dy gola të tjerë.





