Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Roland Puja Derjajn, autorin e vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë.
“
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg 48-vjeçarin nga Kavaja Land Deraj, i cili katër ditë më parë vrau me thikë bashkëqytetarin e tij Skerdilajd Isufi. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në arrest me burg pa afat autorin e kësaj ngjarje të rëndë. Vrasja ndodhi pasi viktima parkoi automjetin e tij para hyrjes së banesës së autorit, ku filimisht ata patën një debat verbal dhe më pas përfundoi me vrasjen e Isufit.Vendimi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit L.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 76 dhe 279/2 i K. Penal.3. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.D atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Durrës, sot më datë 24.02.2026“, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ngjarja ndodhi të shtunën në Kavajë, ku 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.
Viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 48-vjeçarit Deraj, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.
Gjatë debatit, viktima, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës./vizionplus.tv