Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 61-vjeçarin Bardhyl Fusha, autor i grabitjes me armë zjarri tw njw banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Në senacën e masës së sigurisë, biznesmeni i ndërtimit nuk ka dhënë asnjë deklaratë përpara togave të zeza. Ai është shfaqur në gjendje të rënduar dhe i penduar për krimin e kryer.
Por nga ana tjetër, avokati i tij ka thënë në seancë ka Fusha vepruar në kushtet e një presioni të rëndë financiar, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve të tij si dhe të borxheve që kishte. Sipas tij, biznesi i 61-vjeçarit po kalon një krizë financiare çka ka rënduar më tej situatën personale dhe psikologjike. Madje avokati ka kërkuar dhe një ekspertizë mjeksore të shëndetit mendor të klientit të tij.
Sipas dëshmisë që ka dhënë Bardhyl Fusha menjëherë pas arrestimit është shprehur se ka borxhe afro 70 mijë euro.
61-vjeçari pasi parkoi makinën e tij, fillimisht u fut në një kafe ku qëndroi pak minuta. Më pas është futur brenda bankës ku në çantë kishte fshehur kallashnikovin. Pasi qëlloi një herë në dysheme arriti të marrë nga arka e bankës afro 8 milionë lekë të vjetra dhe sapo tentoi që të dilte nga banka u arrestua menjëherë nga efektivët e Komisariatit nr 2./vizionplus.tv





