Gazetari Armir Shkurti komentoi protestën e tretë kombëtare të Partisë Demokratike, duke theksuar se ajo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të menjëhershëm.
I ftuar në studion e QUO VADIS, Shkurti u shpreh se Ramës i pëlqen kjo lloj zhurme, për ti thënë kabinetit të vet që kemi presion nga ndërkombëtarët.
Ai nënvizoi se partitë e vogla duhet të kenë kujdes se si do të pozicionohen.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Protesta e tretë kombëtare e PD-së, çfarë solli?
Shkurti: Nuk ka sjellë, është një proces.
Borakaj: Është opozita drejt rrëzimit të Ramës?
Shkurti: Jam i dënuar ta besoj, që kur ta mbaroj kilometrin ta gjykoj. Opozita është gjykuar pse është aq e qetë. Kur nisi Berisha fjalorët, ne jemi revoltuar. Kemi thënë, çfarë po bëhet, paradë në bulevard? Protesta për mua duhet të ishte e dhunshme në mënyra të tjera. Kemi fjalime dhe në fund shpërthen zjarr. Zjarr që nuk djeg. Kemi policinë që lëshohet këtej dhe pastaj kemi bilanc lufte, kaq të plagosur. Kjo bëhet që opinioni ndërkombëtar të reagojë. Ramës i pëlqen kjo lloj zhurme, t’i thotë kabinetit të vet që kemi presion nga ndërkombëtarët se opozita është në rrugë. Nëse PD rri në shesh në datë 20, ia merr Lapaj protestën. Qori është bërë analist, Shehaj po merret me drejtësinë. Kjo është një lëvizje që PD po i kthehet skenës politike. Ramës i pëlqen. Të tjerët, partitë e vogla të kenë kujdes se si do të pozicionohen.
/vizionplus.tv





