Kush fshiu 3 minutat e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Epstein?
Kjo pyetje u diskutua në emisionin Quo Vadis, ku i ftuar ishte Altin Goxhaj nga Aleanca Konservatore për Shqipërinë.
Goxhaj deklaroi se persona të përfshirë në rrjete të tilla, sipas tij, mbrohen në nivelet më të larta të pushtetit, pasi bëhen pjesë e axhendave që, siç u shpreh ai, ndikojnë në drejtimin e botës.
Ai përmendi edhe teori të ndryshme që qarkullojnë lidhur me fatin e Epstein, duke përfshirë pretendime për lidhje me Izraelin dhe raste të tjera të përfolura ndërkombëtarisht, të cilat, sipas tij, tregojnë mënyrën se si funksionojnë këto rrjete.
Pjesë nga biseda:
Goxhaj: Ata që e kalojnë filtrin, pra pedofilët që e kalojnë atë, janë të mbrojtur në nivelet më të larta të mundshme, sepse bëhen pjesë e axhendave më të mëdha që drejtojnë botën. Ky është Jeffrey Epstein. Ai është një “kapter” në të gjithë kuptimin e fjalës, është një person që ka një rol specifik në këtë lloj kapjeje të botës.
Borakaj: Ka shumë “kapterë” të tillë?
Goxhaj: Unë besoj që ka të tillë, por në rastin konkret, ky person u asgjësua dhe u eliminua sepse tregoi që ishte i rrezikshëm nëse do të fliste. Kështu e vranë në qeli dhe mungojnë tri minuta nga pamjet e kamerave të sigurisë.
Borakaj: Pse nuk punonin kamerat e sigurisë? Thuhej se rojet ishin në gjumë.
Goxhaj: Ndërkohë që pretenduan se kishin pamje që tregonin se nuk e kishte prekur njeri, ndërkohë dolën nga ekspertët e IT-së se në video mungonin tri minuta. Ekziston edhe një teori që thotë se ai mund të ketë gjetur strehim aty ku e gjejnë të gjithë pedofilët , që është Izraeli. Ne kemi parë skena në aeroportet e Amerikës se si persona të kapur për pedofili, të cilët ishin punonjës të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, janë arrestuar nga policia dhe më pas janë liruar me urdhra të paligjshëm për t’u arratisur drejt Izraelit.
/vizionplus.tv





