GJKKO ka caktuar ditën e sotme masat ndaj të arrestuarve pas aksionit të SPAK kundër call-center në Tiranë.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, bën me dije se për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor.
Kujtojmë se të arrestuarit akuzohen se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.
Vendimi i GJKKO:
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arrest me burg
Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi – arrest me burg





