Udhëheqësi supreme i Iranit Khamenei ka akuzuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump si përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë kundër kombit iranian gjatë protestave.
“Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit Iranian”, tha Ali Khamenei.
Disa nga demonstruesit kanë djegur me cigare imazhe të Khameneit gjatë trazirave. Ky veprim u bë simbol i sfidës kombëtare kundër regjimit të tij.
Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Tubimet më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.
Ndërsa situata tashmë duket më e qetë aktivistët iranianë thonë se regjimi po planifikon të shkëputet përgjithmonë nga interneti global, duke lejuar vetëm individët e verifikuar të lidhen në internet.
Demonstratat kanë rindezur gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-ve.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse vijon vrasja e protestuesve.





