Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Në garë janë 4 kandidatë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.
Adnan Xholi është i pari i cili ka nisur prezantimin më pas do të pyetet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të shkuar drejt votimit.
ADNAN XHOLI:
Plotësoj të gjitha kriteret, me besimin se kam aftësitë e duhura menaxheriale.
Jam 50 vjeç, kam përfunduar studimet në 1996. Kam ushtruar funksione në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Prokuror në PP, 2013–2019, Drejtor i Drejtorisë së Hetimeve Penale dhe i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.
Në vitin 2021 emërohem prokuror në SPAK.
Në vitin 2013 – Doktor i Shkencave Juridike.
Angazhim akademik i përhershëm – Procedurë Penale.
Implementimi i një mekanizimi është themelor për Prokurorinë e SPAK.
Mbrojtja e prokurorëve ndaj sulmeve politike dhe mediatike. Secili prej tyre është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë. Jam krenar që punoj me ta, ata janë familja ime në sistemin e drejtësisë. Më shumë rri me ta sesa me familjen time biologjike.
Identifikim i aseteve të krimit për të çrrënjosur idenë e pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar.
Roli i drejtuesit, megjithëse menaxherial, ka rol domethënës për përfaqësimin të institucionit në arenën ndërkombëtare.
Vlerësoj të gjithë kandidatët dhe pavarësisht rezultatit të sotëm, do t’i mbëhstes në punën e tyre. Punën e kemi me njëri tjetrin dhe ata janë familja ime në systemin e drejtsisë. Më shumë kaloj kohë me ta se sa me familjen biologjike.
Ka ardhur koha për hetime cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin me hetime penale dhe pasurore.
vizionplus.tv





