Një task forcë nga Ujësjellësi i Durrësit ka nisur aksionin për ndërprerjen e kontratave të furnizimit me të gjitha subjektet që fuksionojnë si lavazhe bazuar në vendimin e qeverisë të një muaji më parë dhe urdhrin e brendshëm të shoqërisë për të menaxhuar burimet ujore dhe furnizimin më të mire të popullatës.
Drejtori i njëisë Task Force, Julian Beshiri thotë se nga ky moment asnjë lavazh nuk do të marë ujë nga rrjeti, por mund të përdorë ujin e puseve për një aktivitet të tillë.
Paraprakisht janë njoftuar afro një muaj më parë të gjitha subjektet që përdorin ujin e pijshëm për larjen e autojeteve.
Aksioni do të shtrihet në gjithë zonën që shoqëria rajonale e ujësjellësit mbulon me shërbim, si Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak dhe Krujë.
Në këtë zonë jane afro 300 subjekte që funksionojnë si lavazhe për larjen e automjeteve./vizionplus.tv





