Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

E rëndë në Francë/ Dy të mitur humbën jetën...

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për programin bërthamor

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin...

Peskov: Largimi i Starmer nuk do të rregullojë raportet...

Ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Sanchez dënohet me 24 vite burg...

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

18 Tetor 19:03

Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”.

Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.

Por, nga marrëveshja Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, ndërsa më pas edhe Irani u tërhoq nga angazhimet e tij.

Muajin e kaluar, ndaj Iranit u rivendosën sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Mekanizmin e vendosjes automatike të sanksioneve e aktivizuan nënshkrueset evropiane të marrëveshjes së vitit 2015.

Nga tani, “të gjitha dispozitat [e marrëveshjes], përfshirë kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe mekanizmat përkatës, konsiderohen të përfunduara”, tha Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë në ditën e skadimit të paktit.

“Irani shpreh fuqishëm përkushtimin e tij ndaj diplomacisë”, shtoi ajo.

Prej kohësh, fuqitë perëndimore e kanë akuzuar Iranin se po synon të zhvillojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e ka refuzuar vazhdimisht dhe ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, si prodhimi i energjisë.

“Dita e përfundimit” të marrëveshjes ishte përcaktuar për 18 tetor 2025, saktësisht 10 vjet pas miratimit të saj në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Marrëveshja e kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind pastërti, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Sipas Agjencisë për Energji Bërthamore, Irani është i vetmi vend pa program të armëve bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti. Ky nivel është pranë pragut prej 90 për qind që nevojitet për një bombë bërthamore./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Berthamor Irani Program Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një oficer policie dhe autori i krimit

më shumë...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet eksporti në Kubë e Korenë e Veriut

më shumë...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor Lozhan–Moglicë

më shumë...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

5:48

Peskov: Largimi i Starmer nuk do të...

5:29

Ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Sanchez dënohet me 24...

5:20

Takimi me Ramën, Macron: Shqipëria ka mbështetjen...

5:08

Përfundon takimi në “Elysee”! Të kapur dorë...

5:00

Qeveria hungareze paralajmëron shkarkimin e presidentit dhe...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:46

Tragjedi në një qendër arsimore në Indi,...

4:23

Vance: Përparim në planin për marrëveshjen finale...

4:15

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

4:02

Mjeti bujqësor del nga rruga në Pogradec,...

3:39

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në Lushnjë, e moshu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.