Një zjarr ka shpërthyer paraditen e së martës në zonën e lagunës së Kune-Vainit, në Shëngjin.
Flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës dhe për shkak të bimësisë së dendur dhe erës së fortë, ato janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme të bimësisë së lagunës.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta, por dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia njerëzore./vizionplus.tv





