Pas kërkesës së gjyqtarit Erion Bani për inspektim tërësor të gjykatave, Komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci vizitoi Gjykatën e Posaçme. Nga mbledhja urgjente e 260 togave të zeza, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
u arrit në disa vendime, njëri prej të cilëve ishte kontrolli i rritur në gjykata.
Mesa duket njëra nga kërkesat është dëgjuar menjëherë nga shefi i gardës këtë të premte.
Gjykatësi Erion Bani kërkoi në mbledhjen e jashtëzakonshme që për të rritur sigurinë në gjykatat e vendit kqyrja duhet të jetë uniformë e të përfshijë:
Hyrjet dhe daljet (përfshirë daljet emergjente), sallat e gjyqit, zyrat e administratës, hapësirat publike dhe parkimet.
Njëlloj edhe për të analizuar gjendjen e kamerave ekzistuese, sistemeve të alarmit, pajisjeve kundër zjarrit dhe siguria e korridoreve për transportin e të pandehurve.
Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja brenda sallës numër 3 të gjykatës së Apelit menjëherë sapo shpalli vendimin i ka dhënë një tronditje të madhë gjyqësorit, por edhe ka shkaktuar reagim të gjerë publik.
Në pranga për krimin e rëndë ka përfunduar Elvis Shkambi që akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, vepër për të cilën rrezikon dënimin e përjetshëm dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi.
Ky i fundit akuzohet si nxitës i krimit pasi nga pamjet e sigurisë prokuroria dyshon që ai nuk ndërhyri të ndalonte nipin e tij së qëlluari me 3 plumba gjykatësin Kalaja e të plagoste palën tjetër me të cilët ishin në gjyq.





