Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës janë terrorizuar dhe kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.
I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Blushi theksoi se i gjithë procesi në Këshillin Bashkiak, sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt është karakterizuar nga paligjshmëri.
Sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve më 9 nëntor, deputeti u shpreh se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se beteja e opozitës është për mbrojtjen e Kushtetutës.
Pjesë nga biseda:
Blushi: Janë terrorizuar, janë kërcënuar nga Edi Rama këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Borakaj: Por vetëm katër dolën kundër.
Blushi: I gjithë procesi është karakterizuar nga paligjshmëria.
Borakaj: Në datën 9 do të ketë zgjedhje?
Blushi: Ne besojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Beteja jonë është nevoja ulëritëse për të respektuar Kushtetutën. A ka nevojë Tirana për zgjedhje? Një orë e më parë. Çështja ka ngecur, duhet respektuar Kushtetuta dhe mezi presim të marrim pjesë në zgjedhje.
/vizionplus.tv





