Gazetari Arbër Hitaj e ka cilësuar sjellje me dy standarde vendimin e drejtësisë shqiptare.
I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Hitaj tha se sot edhe vetë brenda drejtësisë ekziston “Kodi Omertës”, pasi kemi jashtë një gjyqtare (Pajtime Fetahu) e cila ka bashkëpunuar me bandat dhe ka porositur vrasjen e gazetarëve, dhe kemi në izolim Erjon veliaj, i cili nuk ëhstë person që paraqet rrezikshmëri.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Do ta pranojë Veliaj fatin e tij politik?
Hitaj: Unë besoj që jo.
Borakaj: Do të flasë Veliaj:
Hitaj: Kam parë shumë analiza që bëjnë paralelizëm me zotin Ahmetaj, zotin Tahiri. Asnjë nuk flet brenda vijës së kuqe. Omerta do jetë, do të vazhdojë. Unë nuk besoj se zoti Veliaj është aq i rrezikshëm sa të izolohej. Kemi një gjyqtare, Pajtime Fetahu, e cila ka bashkëpunuar me banda, ka dhënë urdhër për të vrarë gazetarë dhe është e lirë. Tani kush është më i rrezikshëm një që vret apo një i korruptuar. Kjo nuk më pëlqen mua te kjo drejtësia. Ka një kod omerte edhe te drejtësia.





