Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet...

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të...

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët”...

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar nga gjykata...

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e...

Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier,...

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

Sejko takim me Shoqatën e Bankave: Më 7 tetor, pagesa ndërkufitare më të lira dhe më të shpejta

22 Shtator 13:56

Një javë larg nisjes së transfertae të para në SEPA për Shqipërinë, Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim me kryetarin e Shoqatës së Bankave, Bledar Shella.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte intensifikimi i dialogut dhe bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe bankave tregtare që operojnë në Shqipëri, për çështje të lidhura veçanërisht me zhvillimet në sistemet e pagesave, digjitalizimin e sektorit bankar, promovimin e pagesave elektronike, nisjen e operacionalizimit të pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, investimin në infrastruktura të reja dhe moderne të sistemeve të pagesave, si dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar.

Guvernatori nënvizoi se është bërë një progres i dukshëm si rrjedhojë e masave të marra deri tani nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut, për rritjen e nivelit të përdorimit të pagesave elektronike për frymë.

Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave është rritur me ritme dyshifrore. Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016. Gjithashtu, përfshirja financiare – e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare – ka arritur në 78%, nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.

Duke u ndalur te data 7 tetor, kur do të nisë operacionalizimi I pagesave ndërkufitare në skemën SEPA, Guvernatori theksoi se këto pagesa do të jenë më të lira dhe më të shpejta. Ai shtoi se krijimi i një faciliteti të tillë do të rrisë përdorimin e rrugëve digjitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian, me rrjedhoja pozitive zinxhir për ekonominë shqiptare.

Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se kalimi drejt pagesave digjitale, dhe rrjedhimisht ulja e përdorimit të cash-it, është një proces i dëshiruar për ekonominë shqiptare për disa arsye. Ai rrit formalizimin e ekonomisë; ul evazionin fiskal; përmirëson sigurinë fizike të pagesave dhe ul koston e mbajtjes së cash-it; nxit përfshirjen financiare, dhe jo më pak e rëndësishmja, mbështet integrimin evropian.

Ata diskutuan gjithashtu mbi rritjen e kreditimit dhe rolin e tij në financimin e ekonomisë, me një prirje rritëse në kreditimin e bizneseve dhe individëve. Një vëmendje e veçantë kërkohet ndaj sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Gjatë periudhës së fundit, bankat tregtare kanë intensifikuar ofertën e tyre për kredidhënie, duke prezantuar instrumente më fleksibël dhe modele financimi të përshtatura me nevojat e këtij sektori.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
Guvernatori Gent Sejko Sejko SEPA për Shqipërinë

Nga e njëjta kategori

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga Gjermania

më shumë...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shoferi

më shumë...

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas përplasjes nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

më shumë...

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të mahnitur nga bukuria e “Livadheve të  Ketit” në Mat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

2:54

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të...

2:43

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik,...

2:02

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi...

1:50

Policia bën bilancin e muajit prill: 571...

1:32

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

1:18

Ekspozitë për historinë e shtypit, studiuesi Niko...

1:09

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen...

12:59

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar...

12:46

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në...

12:20

Sherr mes të rinjve në një lavazh...

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

11:48

Kanceri i zorrës së trashë më i...

11:32

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH...

11:27

Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit...

11:05

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i...

Më të klikuarat

  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.