Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave...

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia:...

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si...

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama:...

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e...

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen e fëmijëve,...

Izraeli thotë se do të hapë një rrugë të re për largim nga Qyteti i Gazës

17 Shtator 09:43

Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të përkohshme më 17 shtator, për t’iu mundësuar banorëve që të largohen nga Qyteti i Gazës, një ditë pasi nisi një ofensivë të madhe që synon shkatërrimin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite nisi bombardime masive në Qytetin e Gazës mëngjesin e së martës dhe çoi trupat më thellë brenda qendrës më të madhe urbane në Rripin e Gazës.

Ofensiva vjen pasi një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara e akuzoi Izraelin për kryerje “të gjenocidit” në territorin palestinez, duke thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë nxitur këtë krim.

Të mërkurën, ushtria izraelite tha se po hap “një rrugë të përkohshme transporti përmes rrugës Salah al-Din”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, koloneli Avichay Adraee, tha se korridori do të mbetet i hapur vetëm për 48 orë duke nisur nga mesnata e së enjtes, sipas kohës lokale.

Deri më tani, ushtria u kishte bërë thirrje banorëve që të largoheshin nga Qyteti i Gazës përmes rrugës buzë detit drejt asaj që e cilëson si “zonë humanitare” më në jug, përfshirë pjesë të Al-Mavasit.

Rruga Salah al-Din kalon përmes Rripit të Gazës nga veriu në jug.

Në gusht, OKB-ja vlerësoi se afër 1 milion banorë jetojnë në Qytetin e Gazës dhe rrethinën e qytetit.

Izraeli tha se ofensiva tokësore e nisur të martën synon që të largojë Hamasin nga një prej bastioneve të tij të fundit në Rripin e Gazës.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza Izrael

Nga e njëjta kategori

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të forta, disa të lënduar

më shumë...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, 2 të rinj të plagosur

më shumë...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave edhe 2 vëllezër shqiptarë

më shumë...

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e vizitës së kryeministrit në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

4:00

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi,...

3:33

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet...

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

2:58

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të...

2:49

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

2:39

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por...

2:15

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona...

2:13

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve,...

2:01

Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona...

1:50

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me...

1:46

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së...

1:34

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në...

1:32

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

1:24

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një...

Më të klikuarat

  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.